A do të pensionohet nga Kombëtarja Bale? Kjo është përgjigja e uellsianit
BKT
Qatar 2022

A do të pensionohet nga Kombëtarja Bale? Kjo është përgjigja e uellsianit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi i Kombëtares së Uellsit, Gareth Bale, ka thënë së do të vazhdojë të vesh fanellën e Kombëtares së tij.

Uellsi mbrëmë u mposht nga Anglia (3-0), duke u eliminuar nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

33 vjeçari pas ndeshjes tha se do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren aq sa mundet.

“Do të vazhdojë të luajë për aq sa mundën dhe sa dua”, tha Bale, i cili tashmë është duke bërë karrierë në Amerikë pas largimit nga Real Madridi.

“Ndeshjet kualifikuese për EURO 2024 fillojnë në mars dhe tani duhet të mendojmë për të ardhmen. Të gjithë jemi të zhgënjyer me eliminimin, por edhe krenar që kemi arritur deri këtu. Asnjëherë Uellsi nuk ka kaq larg”, theksoi Bale.