11:44 / 30.11.2022
‘Kudus është më i miri në Botëror, e pabesueshme çfarë bën ai’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti i Hertha Berlin, Kevin Prince Boateng, i cili me Kombëtaren e tij, Gana, ka marrë pjesë dy herë në Kupën e Botës, ka folur për lojtarin më të mirë të këtij Botërori.
Sipas Boateng, futbollisti më i mirë në ‘Katar 2022’ është bashkëkombësi i tij, Kudus.
“Aktualisht Kudus është lojtari më i mirë i Kupës së Botës. Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë ai me topin”, ka thënë Boateng.
Ai është i bindur se Kudus mund të bëhet një nga më të mirët në botë pas aventurës së tij në Ajax.
“Për të, është vetëm çështje kohe para se të kalojë në një klub të klasit botëror pas përvojës së tij në Ajax.























