Prokuroria ngriti 46 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto arkiv: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 46 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 55 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 21persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

18 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, e Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ngritur tri aktakuza kundër gjashtë personave, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave.

 


MË SHUME NGA Kronika