Obiliqi së shpejti me ngrohje qendrore
M.Sh/RTKlive
Në Komunën e Obiliqit është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore”.
“Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Ai ka thanë se janë bërë gjashtë vjet prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Ligjin për Obiliqin, i cili ka krijuar mundësi të shumta për qytetarët e kësaj komune, ndërsa vetëm pas gjashtë vitesh nën shkruhet kontratat për ngrohje qendrore.
Gatshi ka thënë se gurthemeli i këtij projekti do të bëhet të premten në ora 14:00 në qendër të qytetit.























