Australia e kthen Danimarkën në shtëpi
BKT
Qatar 2022

Australia e kthen Danimarkën në shtëpi

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Danimarka nuk ka arritur ta kalojë grupin në Botërorin "Qatar 2022". 

Ish-kampioni evropian i para tri dekadave është mposhtur nga Australia në ndeshjen vendimtare të saj për të shkuar tutje. 

Rezultati minimal i ka mjaftuar ekipit australian për të kaluar në fazën tjetër të garës. 

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë kur Leckie pas një asistimi nga McGree ka gjetur golin për epërsinë e Australisë, por që në fund ka rezultuar të jetë edhe gol i fitores dhe i kualifikimit. 

Danezët janë munduar për gjysmë ore që të kthejnë ndeshjen, por pa sukses. 

No description available.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Tunizia ka fituar nga Franca. Khazri (58') ka realizuar për afrikanët, ndërsa në minutat shtesë Griezmann ka barazuar, por VAR ka anuluar golin. 

Kjo fitore nuk i ka mjaftuar Tunizisë për ta kaluar grupin. 

Franca e kishte siguruar kualifikimin më herët.  

Grupin D e kryeson Franca me gjashtë pikë, në vendin e dytë është Australia me gjashtë pikë, në vendin e tretë gjendet Tunizia me katër pikë dhe në vendin e fundit Danimarka vetëm me një pikë. 

Kështu mbyllen pjesët e para Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë

Pa gola janë mbyllur pjesët e para në duelet Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë, ndeshje këto që po luhen në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Fraksioni i parë në këto dy sfida, ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste për gola.

‘Gjelat’ e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të garave në këtë Botëror, derisa Tunizia ka shumë pak gjasa për të kaluar tutje.

Ndërkaq, australianët kanë tri pikë në pozitën e dytë dhe do t’i mjaftonte një barazim për të kaluar tutje, derisa Danimarka duhet të triumfojë për të siguruar plasmanin në fazën tjetër.

Nisin duelet Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë, live në RTK

(E plotësuar) Kanë nisur duelet Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë, ndeshje këto që po luhen në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, sfida që vijnë drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kampionët në fuqi të botës e kanë siguruar kualifikimin tutje, por synojnë të vazhdojnë me fitore.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të po përballen Australia dhe Danimarka.

Australianët kanë tri pikë në pozitën e dytë dhe do t’i mjaftonte një barazim për të kaluar tutje.

Ndërkaq, Danimarka duhet të triumfojë për të siguruar plasmanin në fazën tjetër.

Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë, formacionet zyrtare

(E plotësuar) Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë, janë dy ndeshjet e para të ditës së sotëm që luhen në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, sfida këto që nisin në orën 16:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kampionët në fuqi të botës e kanë siguruar kualifikimin tutje, por synojnë të vazhdojnë me fitore.

Tashmë edhe në sfidën tjetër ndërmjet Australisë dhe Danimarkës, janë publikuar formacionet zyrtare.

Kombëtarja australiane ka tri pikë në pozitën e dytë dhe do t’i mjaftonte një barazim për të kaluar tutje.

Ndërkaq, Danimarka duhet të triumfojë për të siguruar plasmanin në fazën tjetër.

Formacionet zyrtare:

Tunizi-Francë

Tunizia: Dahmen, Kechrida, Talbi, Meriah, Ghandri, Maaloul, Skhiri, Laïdouni, Ben Romdhane, Ben Slimane, Khazri.

Franca: Mandanda, Disasi, Konate, Varane, Camavinga, Fofana, Tchouaméni, Veretout, Guendouzi, Coman, Kolo Muani.

Formacionet zyrtare:

Australi-Danimarkë

Australia: Ryan, Degenek, Rowles, Souttar, Behich, Mooy, McGree, Irvine, Leckie, Goodwin, Duke.

Danimarka: Schmeichel, Kristensen, Andersen, Christensen, Maehle, Höjbjerg, Jensen, Eriksen, Olsen, Lindström, Braithwaite.