Daliç paralajmëron Belgjikën: Ne jemi gati
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç në një konferencë për media, ka folu për ndeshjen me Belgjikën.
Kroatët dhe belgët do të përballen nesër kuadër të xhiros së tretë të Grupit F në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Tekniku kroat thotë se dueli me Belgjikën, është ndeshje vendimtar për të kaluar në rundin tjetër të garave, edhe pse kroatëve iu duhet vetëm edhe një pikë për të kaluar grupin.
“Sfidë vendimtare për të ecur përpara. Ndeshemi me skuadrën e dytë në botë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha ai.
“Nuk duhet të mashtrohemi nga paraqitjet e këqija të Belgjikës, sepse është vendimtare për ta nëse duan të kalojnë tutje”.
“Ne duhet të përpiqemi të shënojmë. Ne duhet të luajmë sikur kundër Kanadasë. Ata kanë De Bruyne, Lukaku, Hazard... Ndeshja do të jetë e ashpër, por ne kemi cilësi dhe duhet të jemi të sigurt. Presim një Belgjikë të mirë. Ne jemi gati për sfidën”, theksoi Daliç.























