17:17 / 30.11.2022
Neville mendon se Rashford duhet të startojë për Anglinë kundër Senegalit
Uran Krasniqi/RTKLive
Marcus Rashford pas paraqitjes së tij kundër Uellsit duhet të startojë për Anglinë kundër Senegalit në 1/16 e Kupës së Botës, sipas Gary Neville.
Sulmuesi i Manchester United shënoi dy gola në fitoren 3-0 kundër Uellsit.
"Ai është një talent i madh, ai mund të përmirësohet dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Është fantastike ta shohësh atë me fanellën e Anglisë. Unë mendoj se do të fillojë të dielën", ka thënë ai për Sky Sports.
Anglia pos Uellsit në ndeshjen e fundit të Grupit B ka fituar edhe ndaj Iranit, kurse ka barazuar me SHBA-në.























