Argjentina fiton dhe shkon para, Poloninë humbja s`e heq nga gara
Uran Krasniqi/RTKLive
Argjentina e ka mposhtur Poloninë, duke siguruar kualifikimin për në një të tetën e finales, por bashkë me të tutje kanë kaluar edhe polakët përkundër kësaj humbjeje.
Në fakt, Meksika pavarësisht fitores ndaj Arabisë Saudite (2:1) duhet të bëjë gati valixhet dhe të kthehet në shtëpi. Kjo pasi edhe pse me pikë të barabarta, polakët në fund kanë kaluar tutje falë goldallimit më të mirë. Meksika ka fituar 2-1 ndaj Arabisë Saudite, me golat e H. Martin (47) dhe Chavez (52'). Ndërkaq, Argjentina e ka mposhtur Poloninë 2:0, me golat e
MacAllister (46') dhe Alvarez (67').

Këto dy ndeshje ishin nga xhiro e fundit të grupeve të Botërorit "Qatar 2022". Këto skuadra ishin në grupin C.
Tash Argjentina takohet me Australinë, ndërsa Polonia me Francën.
Messi humb rastin për epërsinë e Argjentinës, pa gola në `Lusail Stadium`
Në shumë video të reklamave apo të stërvitjeve Lionel Messi ka saktësi milimetrike në gjuajtjet e tij, por një gjë të tillë nuk e ka shprehur edhe në ekzekutimin e penalltisë gjatë ndeshjes me Poloninë.
Futbollisti i njohur ka provuar nga penalltia ta ndryshojë rezultatin në minutën e tridhjetë e nëntë, por pjesa e parë e ndeshjes ka mbaruar 0-0.
Argjentina e ka dominuar takimin me posedim të topit dhe me të gjitha statistikat e tjera.
Nuk ka pasur ndryshim rezultati as në ndeshjen tjetër Arabi Saudite - Meksikë.
Këto dy ndeshje janë nga xhiro e fundit të grupeve të Botërorit "Qatar 2022".
Momentalisht në grup kryeson Polonia me katër pikë, e dyta është Argjentina me tri pikë, e treta Arabia Saudite me tri pikë dhe në vendin e fundit Meksika vetëm me një pikë.
Nisin ndeshjet Polonia - Argjentina si dhe Arabia Saudite - Meksika
Kanë nisur ndeshjet Polonia - Argjentina si dhe Arabia Saudite - Meksika.
Këto dy ndeshje janë nga xhiro e fundit të grupeve të Botërorit "Qatar 2022".
Momentalisht në grup kryeson Polonia me katër pikë, e dyta është Argjentina me tri pikë, e treta Arabia Saudite me tri pikë dhe në vendin e fundit Meksika vetëm me një pikë.
Nga ky grup Argjentina konsiderohet si një nga favoritët pët ta fituar Botërorin. 
Polonia - Argjentina dhe Arabia Saudite - Meksika, formacionet zyrtare
Polonia dhe Argjentina si dhe Arabia Saudite dhe Meksika do të ndeshen sonte në xhiron e fundit të grupeve në Botërorin "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar formacionet për këto dy ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Bielik, Krychowiak, Zielinski; Swiderski; Lewandowski
Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez, Di Maria.
Formacionet zyrtare:
Arabia Saudite: Alowais, Alghannam, Alamiri, Altambakti, Albulaylhi, Aldulhamidi, Alhassan, Kano, AlDawsari, Alshehri, Albrikan.
Meksika: Ochoa, Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo, Alvarez, Pineda, Chaves, Lozano, Vega, Martin.























