22:20 / 30.11.2022
Botërori vazhdon të enjten me katër ndeshje
Uran Krasniqi/RTKLive
Katër ndeshje të Botërorit "Qatar 2022" janë në orarin e ditës së enjte. Ndeshjet i përkasin xhiros së fundit dhe pritet të sqarojnë kualifikimin dhe eliminimin e kombëtareve nga gara.
Duke filluar nga ora 16:00, do të zhvillohen ndeshjet e Grupit F, ku takohen Maroku me Kanadanë dhe Kroacia me Belgjikën.
Ndërsa në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, ndeshen Gjermania me Kosta Rikën dhe Spanja me Japoninë.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në RTK.























