Villa mendon se Anglia mund ta fitojë Botërorin
BKT
Qatar 2022

Villa mendon se Anglia mund ta fitojë Botërorin

Uran Krasniqi/RTKLive

David Villa po mendon se Anglia ka një skuadër, e cila mund ta fitojë titullin e kampionit botëror në Katar. 

“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, kanë një ekip të fortë”, ka thënë dyzet vjeçari. “Për mua, e kam thënë që në fillim, Anglia është një nga favoritët për të fituar trofeun, sepse skuadra e saj është fantastike".

Duke u ndalur te Spanja, Villa ka lavdëruar futbollistin e ri Gavi. "Është e pabesueshme mënyra se si ai ka luajtur në këtë moshë me kombëtaren dhe me Barcelonën, jo vetëm tash, por vitin e fundit. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare është shumë e vështirë të bësh gjërat që ai po bën', ka thënë ish-futbollisti që ishte pjesë e Spanjës më 2010 kur kishte fituar Botërorin.