Khazri: Të lumtur që mposhtëm Francën, por e pamjaftueshme
Uran Krasniqi/RTKLive
Wahbi Khazri ka thënë se sonte, kur goli i tij i fitores kundër Francës rezultoi i pamjaftueshëm për Tunizinë për t`u kualifikuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës, është një natë e hidhur.
Ai u shpallë lojtari i ndeshjes pas një paraqitjeje të mbresëlënëse ku realizoi gol në minutën e 58-të, duke i dhënë Tunizisë një fitore 1-0.
"Është një ndjenjë e përzier. Ne jemi të lumtur që mundëm një ekip si Franca, ne bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe po largohemi me kokën lart, por është e hidhur, sepse nuk shkuam tutje", është shprehur futbollisti tunizian. "Në fund të fundit, është faji ynë pasi nuk bëmë mjaftueshëm në dy ndeshjet e para".
Në ndeshjet e tjera Tunizia kishte barazuar me Danimarkën dhe kishte fituar kundër Australisë.























