Messi: Penalltia e humbur na dha forcë, do të jetë vështirë ndaj Australisë
BKT
Qatar 2022

Messi: Penalltia e humbur na dha forcë, do të jetë vështirë ndaj Australisë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi i Argjentinës, Lionel Messi është shprehur i lumtur me fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij në rundin tjetër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Argjentina mbrëmë mundi Poloninë (2-0), duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të këtij Botërori.

Messi, i cili humbi penalltinë në këtë ndeshje, tha se skuadra e tij mori forcë pas humbjes së penalltisë. Sipas tij, Argjentina ishte e bindur se do të fitonte.

“Skuadra mori forcë pas penalltisë së humbur. Ishim të bindur se do të fitonim, ishte çështje kohë zhbllokimi i lojës. Ndeshja shkoi ashtu siç donim ne”, tha Messi.

Ylli i PSG-së thotë se nuk do të jetë aspak lehtë kundër Australisë.

“E dimë se do të jetë shumë vështirë, por është shumë e rëndësishme që kemi hapin tjetër”, theksoi Messi.