I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ende në arrati
E.Hoti/RTKLive
Policia e Kosovës ka dalë me detaje për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Në raportin e saj 24 -orësh ,Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë, teksa ka njoftuar se i dyshuari ende nuk është arrestuar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një person i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, shtatzëna 35-vjeçare që u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku kishte shkuar për të kryer lindjen. I dyshuar për vrasjen është ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili ndodhet ende në arrati.























