Ngacmohet seksualisht e mitura nga Lipjani
BKT
Kronika

Ngacmohet seksualisht e mitura nga Lipjani

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur në Lipjan ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Siç njofton policia në raportin e saj 24-orësh, rasti është raportuar të martën, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima e mitur ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika