09:44 / 01.12.2022
Sulmuesi i Meksikës: Eliminim i rëndë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Meksikës, Hirving Lozano, është shprehur i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Meksika mbrëmë mundi Arabinë Saudite (2-1), fitore që nuk mjaftojë për të kaluar në rrethin tjetër të garave në këtë Botëror.
“Fatkeqësisht atë çfarë bëmë në dy ndeshjet e fundit nuk na mjaftoi. Duhej të bënim më shumë, por ky është futbolli. Falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”, tha ai.
“Për mua është një eliminim shumë i rëndë. E kam përjetuar në maksimum këtë eksperiencë. Jam mundur të jap maksimumin, por këto janë rezultatet”, theksoi Lozano.























