Tata Martino: Unë jam përgjegjës për këtë zhgënjim
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Meksikës, Gerard Tata Martino e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e meksikanëve nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Meksika mbrëmë mundi Arabinë Saudite (2-1), megjithatë, kjo fitore ishte e pamjaftueshme për të kaluar në rrethin tjetër të këtij Botërori.
Martino pas ndeshjes ka thënë se ai është përgjegjës për eliminimin nga ‘Katar 2022’.
“Unë jam përgjegjës për këtë zhgënjim që përjetuam. Ky Botëror për ne është një dështim”, tha ai.
“Kundër Polonisë nuk arritëm të ruajmë epërsinë tonë, ndërsa kundër Argjentinës mund ta kishim përballur pjesën e dytë më mirë. Ndaj Arabisë Saudite, epërsia jonë ishte e qartë gjatë gjithë ndeshjes. Ne e kërkuam golin e tretë që ishte i nevojshëm duke pasur parasysh rezultatin e Polonisë”.
“Që kur kam ardhur në krye të ekipit, kam punuar në liri të plotë, pa ndërhyrje nga askush dhe për këtë falënderoj presidentin dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit”, theksoi Martino.























