Gjendet vetura, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës në arrati
Kronika

Gjendet vetura, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës në arrati

M.Shefkiu/RTKlive

Vetura me të cilën është larguar nga vendi i krimit, Sokol Haliti, pasi vrau gruan shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është gjetur sot nga Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka bërë me dije se vetura Opel Astra është gjetur në sheshin “Ahmet Shtimja” në qendër të qytetit të Shtimes.

Policia e Kosovës në raportin e fundit lidhur me këtë vrasje të rëndë, ka konfirmuar se i dyshuari ende është në arrati.

Policia thotë se e ka kërkuar në disa lokacione, por deri më tani i dyshuari nuk është arrestuar. “Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin  e Policisë së Kosovës.  

Halil Halili, babai i të dyshuarit, thotë për mediat vendore, se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.

Vrasje e djeshme e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ka shokuar gjithë opinion kosovarë. Reagime ka pasur nga të gjitha fushat e jetës sociale, politike e publike.


MË SHUME NGA Kronika