Belgjika jashtë Botërorit
BKT
Qatar 2022

Belgjika jashtë Botërorit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Belgjika shpeshherë është gjetur në krye të Ranglistës së FIFA-s, por jo edhe në krye të një grupi prej katër skuadrash që e nxjerrë atë të luajë në një fazë tjetër të Botërorit, siç është një e teta e finales. Belgjika ka barazuar me Krocinë pa gola të enjten dhe ka mbetur jashtë.

Në ndeshjen tjetër Maroku ka fituar 2-1 kundër Kanadasë, duke kaluar në fazën tjetër si i pari i grupit. Hakim Ziyech dhe Youssef En-Nesyri kanë realizuar për marokenët. Nga ana tjetër goli për Kanadanë ishte autogol nga Aguerd. 

Në vendin e dytë në grup gjendet Kroacia. 

Belgjika gjendet në vendin e tretë, kurse Kanadaja në vendin e katërt. 

Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë, kështu mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë, po luajnë në kuadër të Grupit F në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë ndërmjet belgëve dhe kroatëve është mbyllur pa gola, në një ndeshje që po dhuron sfidë interesante.

Ndërsa në sfidën tjetër të këtij grupi, Maroku po avancon prej 2-1, kundër Kanadasë.

Ziyech (4’), En-Nesyri (23’), shënuan për Marokun, derisa për kanadezët realizoi Aguerd (40’, autogol).   

Pas pak nis pjesa e dytë.

Startojnë ndeshjet Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë

(E plotësuar) Kanë startuar duelet Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë, sfida këto që po luhen në kuadër të Grupit F në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Të dy sfidat janë vendimtare pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për skuadrat e këtij grupi përveç Kanadasë që tashmë është e eliminuar, e cila është e fundit pa asnjë pikë, derisa grupi kryesohet nga Kroacia që ka katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, kurse, Belgjika është e treta më tri pikë të tubuar.

Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë, formacionet zyrtare

(E plotësuar) Pas me pak se një orë nisin dy ndeshjet e para për ditën e sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kanada-Maroku dhe Kroaci-Belgjikë, janë duelet e radhës që luhen në kuadër të Grupit F, dhe që transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Të dy sfidat janë vendimtare pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për skuadrat e këtij grupi përveç Kanadasë që tashmë është e eliminuar, e cila është e fundit pa asnjë pikë, derisa grupi kryesohet nga Kroacia që ka katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, kurse, Belgjika është e treta më tri pikë të tubuar.

Formacionet zyrtare: