17:53 / 01.12.2022
Babai i Neymar beson se i biri i tij kthehet dhe fiton finalen
Uran Krasniqi/RTKLive
Babai i Neymar po beson se djali i tij i lënduar do të kthehet për finalen e Botërorit "Qatar 2022" dhe do të ndihmojë kombëtaren e vendit të tij për ta fituar kupën.
“Unë besoj se ai do të jetë në fushë në ndeshjen finale dhe ai së bashku me bashkëlojtarët nga ekipi brazilian do ta bëjë më të mirën për të fituar Botërorin", ka thënë babai i yllit brazilian. "Kur Neymar është në fushë është krejtësisht ndryshe sepse ai është numri një".
Neymar ishte i pafat në ndeshjen e parë të Grupit kundër Serbisë, ku ani se Brazili fitoi futbollisti mbeti i lënduar. Fat i njëjtë Neymarin e kishte ndjekur edhe në Botëroroin e vitit 2014, ku ishte lënduar në përballje me Kolumbinë.























