Gjermania, kampioni i katërfishtë botëror nuk e kalon grupin
Uran Krasniqi/RTKLive
Japonia dhe Spanja kanë kaluar grupin dhe janë në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira të Botërorit "Qatar 2022".
Në shtëpi do të kthehen Gjermania dhe Katari. Në fazën tjetër Japonia do të ndeshet me Kroacinë, kurse Spanja me Marokun.
Në xhiron e fundit të Grupit E, Gjermania ka fituar 4-2 ndaj Kosta Rikës, por kampionit të katërfishtë botëror nuk i ka mjaftuar kjo.
Pancerët kaluan herët në epërsi, kur Gnabry shënoi qysh në minutën e dhjetë, por pastaj skuadra amerikane e ka barazuar rezultatin dhe e ka përmbysur atë përmes Tejeda (58') dhe Vargas (70'). Pastaj gjermanët kanë realizuar edhe tri herë me anë të Havertz (73', 85') dhe Fullkrug (89').
Në ndeshjen tjetër edhe pse Spanja ka avancuar me Moratan në minutën e dymbëdhjetë, Doan (48') dhe Tanaka (51') kanë bërë që fitorja të jetë e japonezëve.
Pas këtyre ndeshjeve Japonia kryeson grupin me gjashtë pikë, kurse Spanja dhe Gjermania anise me pikë të barabarta, spanjollët i çon përpara goldallimi. Në vendin e fundit gjendet Kosta Rika me tri pikë.
Gjermania dhe Spanja në epërsi pas pjesës së parë
Gjermania po fiton kundër Kosta Rikës në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit E në Botërorin "Qatar 2022". Pjesën e parë gjermanët e kanë mbyllur me rezultat 1-0, me golin e Gnabry dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes.
Gjithashtu në epërsi është edhe Spanja ndaj Japonisë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0. Për spanjollët ka realizuar Morata në minutën e dymbëdhjetë.
Me këto rezultate do të kalonin grupin Spanja me shtatë pikë dhe Gjermania me katër pikë, mirëpo mbetet të shihet edhe pjesa e dytë.
Nisin ndeshjet Gjermania - Kosta Rika dhe Spanja - Japonia
Kanë nisur ndeshjet Gjermania - Kosta Rika dhe Spanja - Japonia, të cilat janë në kuadër të xhiros së fundit të grupeve në Botërorin "Qatar 2022".
Këto katër skuadra gjenden në Grupin E dhe aktualisht grupi kryesohet nga Spanja që ka katër pikë, në vendin e dytë dhe të tretë gjenden Kosta Rika dhe Japonia me nga tri pikë, kurse në vendin e fundit është Gjermania me një pikë. 
Gjermania - Kosta Rika, Spanja - Japonia, formacionet
Gjermania - Kosta Rika dhe Spanja - Japonia pritet të ndeshen sonte në kuadër të xhiros së fundit të grupeve në Botërorin "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























