20:15 / 01.12.2022
Trajneri i Marokut: Pasi kaluam grupin pse të mos ëndërrojmë trofeun
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se ekipi i tij është i aftë për të bërë gjëra të mëdha.
Ai ka folur pasi skuadra e tij pas fitores ndaj kanadasë kaloi grupin në Botërorin "Qatar 2022".
"Ne i vendosëm vetes një objektiv që të japim gjithçka që kemi dhe të përpiqemi të kalojmë fazën e grupeve. Ne e kemi bërë këtë, kështu që pse të mos synojmë qiellin?", ka thënë ai. “Ne nuk do të ndalemi këtu, ne jemi një ekip shumë i vështirë për t'u mposhtur, kështu që pse të mos ëndërrojmë të fitojmë trofeun? Le të mos rrëmbehemi, por nëse luftojmë, e dimë se jemi të aftë për gjëra të mëdha".























