Pulisic po përpiqet të riaftësohet për të luajtur kundër Holandës
BKT
Qatar 2022

Pulisic po përpiqet të riaftësohet për të luajtur kundër Holandës

Uran Krasniqi/RTKLive

Christian Pulisic ka thënë se thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të qenë i aftë për përballjen e raundit të 16-të ku SHBA takohet me Holandën. 

"Unë do të takohem me ekipin dhe stafin mjekësor dhe do të marrë një vendim për stërvitjen. Do të bëj gjithçka me ekipin mjekësor dhe të sigurohem që mund të luaj", ka theksuar ai. 

Sulmuesi i Chelseat u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes me Iranin të martën. Kjo pasi ai pësoi një lëndim kur shënoi golin e fitores për SHBA-në.