Martinez njofton largimin nga Kombëtarja belge
BKT
Qatar 2022

Martinez njofton largimin nga Kombëtarja belge

Uran Krasniqi/RTKLive

Roberto Martinez ka njoftuar tërheqjen e tij nga drejtimi i Belgjikës. Kjo pasi belgët pas barazimit të sotëm me Kroacinë nuk ia dolën që ta kalojnë grupin. 

"Kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar dhe ishte emocionuese. Nuk mund të vazhdoj, më falni. Ky ishte fundi, nuk ka të bëjë me eliminimin në këtë fazë. Kanë qenë gjashtë vite të mrekullueshme. Nuk po jap dorëheqjen, është fundi i kontratës sime. Ky ka qenë gjithmonë plani", ka thënë tha Martinez në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Belgjika nuk pati performancë të mirë në këtë Botëror, ku mposhti vetëm Kanadanë, pësoi humbje nga Maroku dhe barazoi me Kroacinë. Në Botërorin "Rusia 2018" Belgjika kishte arritur deri në gjysmëfinale.