A do të jep dorëheqje Flick?
BKT
Qatar 2022

A do të jep dorëheqje Flick?

RTSH

“Dorëheqje? Nuk është koha e duhur për të folur për këtë, e vështirë të përgjigjem tani pas eliminimit”.

Fjalët e trajnerit të Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, pas suksesit 4-2 ndaj Kosta Rikës, i cili nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 16-shes.

“Fituam, por mund të kishim shënuar më shumë gola – tha ai për ‘ARD’ – Megjithatë eliminimi nuk u vendos sot, 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare”.

Ndërkohë, Thomas Müller njofton lamtumirën e tij me kombëtaren gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës.

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë: ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”.

Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil. “Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm – tha ai pas ndeshjes – Kemi një ndjenjë pafuqie”.