09:23 / 02.12.2022
Enrique i zhgënjyer me humbjen nga Japonia
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë së është i zhgënjyer me humbjen nga Japonia.
Spanja mbrëmë u mund nga Japonia (2-1), megjithatë, spanjollët u kualifikuan në rundin tjetër të garave në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Nuk jam i lumtur. Doja të ishim të parët në grup, por Japonia shënoi dy gola për pesë minuta”, tha Enrique.























