09:42 / 02.12.2022
Muller: Eliminim që dhemb
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller është shprehur tejet i zhgënjyer me eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Gjermania mbrëmë mundi Kosta Rikën (4-2), megjithatë, kjo fitore ishte e pamjaftueshme për kualifikimin në rundin tjetër të garave në këtë Botëror.
“Është një eliminim që dhemb. Kemi një ndenje pafuqie”, ka thënë Muller pas ndeshjes.
Gjermania për të dytën herë radhazi eliminohet nga Kupa e Botës në fazën e grupeve.























