Prokuroria ngriti 45 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 45 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 45 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 27 aktakuza, tetë aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore e Ferizajt, kurse shtatë aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore e Prizrenit. Dy aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe një ajo e Gjilanit.


MË SHUME NGA Kronika