11:55 / 02.12.2022
Havertz u kërkon falje tifozëve: Na vjen keq që sërish ju zhgënjyem
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kai Havertz, autori i dy golave në fitoren e Gjermanisë kundër Kosta Rikës, u ka kërkuar falje tifozëve gjerman për eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Gjermania mbrëmë mundi Kosta Rikën (4-2), megjithatë, kjo fitore ishte e pamjaftueshme për të kaluar në rrethin tjetër të këtij Botërori.
“Dua t’i falënderoj tifozët. Na vjen keq që i zhgënjyem edhe një herë në Botëror. Ata kanë ëndërruar prej vitesh dhe ne kemi ëndërruar gjithmonë. Tani sërish ju zhgënjyem. Kërkojë falje dhe shpresojë të bëjmë më mirë herën tjetër”, ka thënë Havertz.























