12:32 / 02.12.2022
Vazhdon aksioni për sekuestrimin e objekteve pa leje në Brezovicë
Driton Ramadani/ RTK
Rreth 10 objekte hoteliere dhe vikend shtëpiza janë duke u sekuestruar përkohësisht nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në vazhdën e aksionit për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës, ka bërë të ditur prokurori i rastit, Rasim Maloku.