Deschamps para sfidës me Poloninë: Ata nuk e kanë vetëm Lewandowskin
BKT
Qatar 2022

Deschamps para sfidës me Poloninë: Ata nuk e kanë vetëm Lewandowskin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë për ‘FFF TV’, ka folur për sfidën me Poloninë.

‘Gjelat’ dhe polakët do të përballen të dielën në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Tekniku francez e mendon të vështirë duelin me Poloninë. Sipas tij, polakët nuk e kanë vetëm Robert Lewandowski, por sipas Deschamps, Polonia ka lojtarë me përvojë.

“Polonia nuk është një ekip me të cilin jemi mësuar të takohemi. Ata kanë lojtarë me përvojë, padyshim që veçohet Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por nuk është vetëm ai. Ekipi i tyre është i organizuar mirë”, tha Deschamps.

“Ne i kemi të gjitha detajet e tyre. Ata nuk duhet nënvlerësuar”, theksoi strategu francez.