Kimmich pas eliminimit: Është dita më e keqe e karrierës sime
BKT
Qatar 2022

Kimmich pas eliminimit: Është dita më e keqe e karrierës sime

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Joshua Kimmich, mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

Gjermania mbrëmë mundi Kosta Rikën (4-2), megjithatë, kjo fitore nuk i mjaftojë skuadrës gjermane për kualifikim në rundin tjetër të garave në këtë Botëror.

 “Kam frikë se eliminimi do të lidhet me emrin tim. Unë i jam bashkuar kombëtares në vitin 2016. Më parë Gjermania kishte arritur gjithmonë në gjysmëfinale, pastaj me mua u eliminuam dy herë në fazën e grupeve në Kupën e Botës dhe në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian”, tha Kimmich.

“Është dita më e keqe e karrierës sime”, theksoi ai.