Koreja e Jugut lë jashtë Botërorit kampionin e dyfishtë, Uruguajin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Portugalia dhe Koreja e Jugut kanë kaluar grupin në Botërorin "Qatar 2022".
Kombëtarja evropiane dhe ajo aziatike janë bashkuar me katërmbëdhjetë skuadrat e tjera në fazën tjetër të kampionatit, ku tashmë nuk ka më grumbullim pikësh por eliminim direkt.
Koreja ka mposhtur Portugalinë në ndeshjen e sotme, kurse Uruguaji edhe pse ka fituar ndaj Ganës dhe ka pikë të barabarta me Korenë është goldallimi ai që i shtynë aziatikët të shkojnë përpara. Latinoamerikanët dhe afrikanët do të kthehen në shtëpi.
Portugalia kaloi në epërsi qysh në minutën e pestë me Horta, por koreanët e kanë përmbysur ndeshjen me golat e Young-gwon (27') dhe Hee-chan (90+'). 
Uruguaji ka fituar 2-0 ndaj afrikanëve me dy golat e G. de Arrascaeta (26', 32').
Pas tri ndeshjeve Portugalia kryeson grupin me gjashtë pikë, Koreja e Jugut dhe Uruguaji kanë nga katër pikë, ndërsa Gana ka vetëm tri pikë.
Ganë-Urugai dhe Koreja e Jugut-Portugali, kështu mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para në duelet Ganë-Urugai dhe Koreja e Jugut-Portugali, sfida këto që po luhen në kuadër të Grupit H në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Pjesa e parë mes Ganës dhe Urugait, është mbyllur me epërsinë e Urugait, me rezultat 0-2, me dygolëshin e G. de Arrascaeta (26’, 32’).
Ndërkaq, pjesa e parë ndërmjet Koresë së Jugut dhe Portugalisë, është mbyllur pa gola.
Pas pak nisin pjesët e dyta.
Startojnë ndeshjet Ganë-Urugai dhe Koreja e Jugut-Portugali
(E plotësuar) Kanë startuar duelet Gana-Urugai dhe Korja e Jugut-Portugalia, ndeshje këto që po luhen në kuadër të H në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, dhe që po transmetohen drejtpërdrejt në RTK.
Portugalia kryeson grupin me gjashtë pikë, megjithatë, portugezët synojnë fitore edhe në duel me Koren Jugore, derisa sfidë vendimtare luhet mes Ganës dhe Urugait në garën për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të këtij Botërori.
Ganës i kryen punë edhe barazimi pasi është e dyta më tri pikë, derisa Urugai vetëm me fitore mund të shpresoj për të kaluar grupin.
Ganë-Urugai dhe Koreja e Jugut-Portugali, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Dita e sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, do të nis me duelet Gana-Urugai dhe Korja e Jugut-Portugalia, ndeshje këto që startojnë në orën 16:00 dhe që transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Portugalia kryeson grupin me gjashtë pikë, megjithatë, portugezët synojnë fitore edhe në duel me Koren Jugore, derisa sfidë vendimtare luhet mes Ganës dhe Urugait në garën për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të këtij Botërori.
Ganës i kryen punë edhe barazimi pasi është e dyta më tri pikë, derisa Urugai vetëm me fitore mund të shpresoj për të kaluar grupin.
Formacionet Gana-Urugai

Formacionet Koreja Jugut-Portugalia
























