Milaim Rama: Zvicër-Serbi si ‘finale’, shpresoj ta vendosin shqiptarët
BKT
Qatar 2022

Milaim Rama: Zvicër-Serbi si ‘finale’, shpresoj ta vendosin shqiptarët

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ish-futbollisti kosovar Milaim Rama, ka qenë lojtari i parë shqiptarë që kishte veshur fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

Rama, i cili ka bërë karrierë tek dy klubet zvicerane Thun dhe Schaffhausen si dhe në skuadrën gjermane Augsburg, në një linje direkt për emisionin ‘FanZone’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për ndeshjen Zvicër-Serbi, sfidë kjo që do të luhet sonte në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Rama ka thënë se në Zvicër kjo ndeshje po pritet me padurim. Madje, sipas tij, për skuadrën helevete dueli me Serbinë është si një ndeshje finale.

“Kur ka filluar Kampionati Botëror, nuk është ajo pritja që kemi pasur në kampionatet tjera botërore, ndoshta edhe koha e ka bërë të veten pasi është stine dimëror, por sidoqoftë tashmë kanë filluar të rritën emocionet. Në Zvicër mezi e presim këtë lojën e sotëm dhe për Zvicrën kjo ndeshje është si një finale”, tha Rama.

Ai ka shtuar se ndeshja Zvicër-Serbi, po pritet me kërshëri edhe tek shqiptarët që jetojnë në shtetin zviceran. Rama thotë së me cilin do shqiptarë që takon në Zvicër bisedohet për ndeshjen Zvicër-Serbi.

“Më kë të takohesh nga bashkëkombësit këtu në Zvicër fillon menjëherë biseda sesi t’i mundim edhe kësaj herë. Të dalim fitues me kombëtaren zvicerane dhe e dimë shkakun për çfarë pasi në brendësi të ekipit, kemi djelmoshat tonë të cilët po e prezantojnë kombin tonë në Botëror, dhe ne shqiptarët në Zvicër jemi duke i mbështetur jashtëzakonisht shumë dhe urojmë që edhe ata sonte t’i tregojnë vlerat që i kanë treguar deri më tash. Besoj se nuk do të jetë presioni që ka qenë para katër viteve, mendoj se do ta kenë më lehtë, edhe pse e dimë se serbët gjatë këtyre ditëve kanë qenë shumë provokues, ka pas edhe nga futbollistët që janë shprehur, dhe unë mendoj se djemtë tonë e kanë kaluar me qetësi. Besoj shumë së këtyre ditëve është punuar si ne anën taktike dhe atë psiqike në mënyrë që të mos bijën preh provokimeve të lojtarëve serb. Besoj se këta djemtë tonë do ta bëjnë lojën më të mirë të mundshme të cilët i kanë treguar deri tash dhe ne si shqiptarë kemi dëshirë që ata të shënojnë golin vendimtar njërin prej tyre”, ka theksuar Rama.

Kujtojmë së ndeshja Zvicër-Serbi nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.