Zvicra ia nxjerrë Serbisë biletën kthyese nga Katari
BKT
Qatar 2022

Zvicra ia nxjerrë Serbisë biletën kthyese nga Katari

Uran Krasniqi / RTKLive

Serbia nuk ka mundur të qëndrojë në Katar më shumë se sa tri ndeshje.

Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë që skuadra nga Ballkani të kthehet në shtëpi.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-2, një rezultat ky i cili bën që Zvicra ta kalojë grupin dhe të depërtojë në fazë tjetër të kampionatit, ku tashmë nuk ka grumbullim pikësh po eliminim direkt. 
Golin e parë që ia ka dhënë epërsinë Zvicrës e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Futbollisti i lindur në Zhegër ka realizuar në minutën e njëzetë. Deri te përfundim i topit në rrjetë erdhi pas një gjuajtje të Shaqirit nga brenda zonës së rreptësisë.  
Pastaj Serbia ka përmbysur rezultatin në 2-1. Mitrovic (26') dhe Vlahovic (35') kanë shënuar për ballkanasit.
Kur është menduar për një dominim serb të ndeshjes në skenë kanë dalur Embolo (44') dhe Freuler (48'), që kanë realizuar për barazimin përkatësisht për fitoren. 

Ndeshja ka pasur edhe epizode konflikti, ku protagonistë kanë qenë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe lojtarë serbë qoftë në fushë apo edhe në stol. 

Zvicra prapë në epërsi kundër Serbisë

Fiillimi i pjesës së dytë ka qenë i keq për Serbinë në ndeshjen me Zvicrën. helvetikët kanë arritur të shënojnë dhe të kalojnë në avantazh.

Aktualisht ndeshja është me rezultat 3-2. 

Freuler ka qenë autor i golit në minutën e dyzet e tetë. 

Kur kanë mbetur edhe tridhjetë e katër minuta lojë Zvicra ka krijuar shifra të cilat bëjnë që ajo ta kalojë grupin. 

Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes Brazilit dhe Kamerunit rezultati ende mbetet 0-0. 

Shënon Embolo dhe Zvicra barazon

Është kthyer barazpesha në  në stadiumin 947 në Katar. Zvicra ka barazuar kundër Serbisë. Momentalisht ndeshja është me rezultat 2-2.

Ka qenë minuta e dyzet e katërt kur Embolo ka gjetur golin e barazimit. 

Me këtë rezultat, që e favorizon Zvicrën ndërsa bën që Serbia të kthehet në shtëpi, ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Shënohet gol tjetër në ndeshjen Zvicër - Serbi

Ka ndryshuar sërish rezultati në ndeshjen Zvicër - Serbi. Një moskoordinim i futbollistëve zviceranë në minutën e tridhjetë e pestë ka bërë që të përfitojë Vlahovic dhe ta çojë topin drejt rrjetës, duke bërë që ballkanasit të kalojnë në avantazh.

Momentalisht rezultati i ndeshjes është 2-1.

Kanë mbetur edhe pesë minuta deri në përfundim të pjesës së parë. 

Barazohet rezultati mes Zvicrës dhe Serbisë

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi zviceran në stadiumin 947 në Katar. Serbia e ka barazuar rezultatin ndaj Zvicrës.

Vetëm gjashtë minuta pas golit të Shaqirit për Zvicrën, Mitrovic ka realizuar me kokë, duke barazuar rezultatin në 1-1. 
Kanë mbetur edhe pesëmbëdhjetë minuta deri në fund të pjesës së parë.   

Shaqiri i shënon Serbisë dhe Zvicra kalon në epërsi

Ka gabuar kushdo që ka mundur të mendojë se goli i shënuar në Botërorin "Rusia 2018" është i vetmi që Xherdan Shaqiri ia ka shënuar Serbisë. Futbollisti i lindur në Zhegër i ka shënuar prapë Serbisë sonte.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen Zvicër - Serbi, e cila po zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të grupeve në Botërorin "Qatar 2022".
Shaqiri ka realizuar në minutën e njëzetë. Deri te përfundim i topit në rrjetë erdhi pas një gjuajtje të Shaqirit nga brenda zonës së rreptësisë. 
Momentalisht Zvicra po fiton 1-0, por ka shumë kohë për t'u bërë nëntëdhjetë minuta. 

Nis ndeshja Zvicër - Serbi

Ka nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, e vlefshme për xhiron e tretë të Botërorit "Qatar 2022". Zvicra dhe Serbia janë pjesë e Grupit G.

Zvicra ka tri pikë dhe për të kaluar grupin i mjafton edhe barazimi, ndryshe nga Serbia e cila ka vetëm një pikë dhe për të ecur përpara e ka të domosdoshme fitoren. 
Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Grupit mes Brazilit dhe Kamerunit.  

Zvicra - Serbia, formacionet

Zvicra dhe Serbia ndeshen sonte në një përballje që përket te xhiroja e tretë e Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.