19:14 / 02.12.2022
Sahiti: Kjo është përparësia e Zvicrës në raport me Serbinë
Uran Krasniqi / RTKLive
Njohësi i futbollit, Muharrem Sahiti, konsideron që Zvicra ka përparësi në raport me Serbinë, në ndeshjen që zhvillohet sonte.
Sahiti ka folur si i ftuar në RTK për të komentuar ndeshjet e Botërorit "Qatar 2022".
"Përparësia e Zvicrës është që edhe barazimi i konvenon. Kjo ia mundëson që edhe më shumë të sulmojë. Zvicra në start e ka kualifikimin. Kundërshtari e ka patjeter të arrijë fitoren. Pra Zvicra përparësinë e ka, por sa e shfrytëzon këtë, kjo mbetet të shihet", ka thënë Sahiti.