19:26 / 02.12.2022
Morina: Zvicra me Xhakën e Shaqirin është si ora zvicerane
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i futbollit, Arbnor Morina, mendon se kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë në fushë duke luajtur për Zvicrën, atëherë Zvicra është si ora zvicerane.
Morina ka folur si i ftuar në RTK për të komentuar ndeshjet e Botërorit "Qatar 2022".
"Kur Xhaka dhe Shaqiri janë në element atëherë Zvicra luan si orë zvicerane dhe e ka fitoren të sigurt. Kësaj dyshe i është shtuar edhe Sow", ka thënë Morina.
Ai ka folur edhe për Brazilin që sonte ndeshet me Kamerunin.
"Brazili e ka ekipin më të kompletuar. Edhe rezervistët janë futbllistë që kanë minutazhë dhe kontinuitet me klubet", ka thënë Morina.