Trajneri i Ganës jep dorëheqje pas eliminimit
Qatar 2022

Trajneri i Ganës jep dorëheqje pas eliminimit

Trajneri i Ganës, Otto Addo, ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e tij. Kjo pas eliminimit të skuadrës nga Botërori.

“Për momentin, unë dhe familja ime e shohim të ardhmen tonë në Gjermani, më pëlqen roli im në Dortmund, jemi shumë të lumtur atje. Do të largohesha edhe sikur të ishim kampionë bote, ky është një vendim për familjen. Ky është vendimi im”, ka thënë ai.

Gana pas humbjes së sotme nga Uruguaji përfundoi fushatën në Botërorin "Qatar 2022". Nga i njëjti grup u eliminua edhe Uruguaji, pavarësisht se e mposhti ganën, ndërsa nga grupi kaluan në fazë tjetër të Botërorit Portugalia dhe Korea Jugore. 

 


MË SHUME NGA Qatar 2022