Ndezë zjarr brenda kishës, arrestohet
M.Sh/RTKlive
Një person kishte hyrë mbrëmë në objektin e kishës katolike në Prizren dhe kishte ndezur një zjarr brenda objektit të kultit.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari menjëherë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për të lokalizuar zjarrin kishte ndërhyrë prifti, i cili kishte lajmëruar edhe organet e rendit.
“I dyshuari mashkull kosovar, në objektin e kultit fetar katolik kishte ndezur një zjarr dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është vet-paraqitur në stacion policor dhe i njëjti është dërguar në ekzaminim mjekësor psikiatrik. Pasi që zjarri nuk ishte në përmasa të mëdha nuk ka pasur nevojë për ekipet e zjarrfikësve dhe ishte shuar nga prifti i kishës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Koosvës në raportin 24 orësh.