Sipas policisë, i vetëvrari kishte vetëm një plumb në pistoletë
Kronika

Sipas policisë, i vetëvrari kishte vetëm një plumb në pistoletë

M.Sh/RTKlive

Një ditë pas vetëvrasjes së Sokol Halitit, personit që të mërkurën kishte ish-bashkëshorten shtatzënë, ka dhënë detaje dhe Policia e Kosovës. Sipas këtij institucioni, në fshatin Davidoc të Shtimes, policia pasi i kishte rënë në gjurmë dorasit, kishte zhvilluar aksion për arrestimin e tij.

“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole”, shkruan sot Policia në raportin ditor.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I vetëvrari në Davidocv, Sokol Halili, të mërkurën në mbrëmje para Klinikës së Gjinekologjisë, kishte vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi, e cila është varrosur dje në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit.


MË SHUME NGA Kronika