Ambasadori amerikan për "Radio Kosovën": Ndeshja me Holandën e vështirë
Qatar 2022

Ambasadori amerikan për "Radio Kosovën": Ndeshja me Holandën e vështirë

Uran Krasniqi/RTKLive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, shpreson që vendi i tij të kalojë në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022", por ai ka paraparë ndeshje të vështirë me Holandën. 

Ai ka folur si mysafir i "Radio Kosovës", ku ka dhënë opinionet e tij për Botërorin, futbollin kosovar, sportin në SHBA etj. 
"-Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë ajo SHBA- Holandë.  Holanda është ekipi më i mirë në botë që s'ka fituar titull. Babai im është emigrant nga Holanda. Saherë që SHBA-ja nuk është kualifikuar unë kam qenë me Holandën. Për herë të parë dy ekipet duan të fitojnë, takimet më herët kanë qenë miqësore. Bastvënësit po i japin përparësi Holandës, por të shohim ndeshjen. Në këtë kampionat kanë ndodhur gjëra të papritura. Kush e ka menduar që Arabia Saudite do ta mposhtë Argjentinën. Dëshiroj që SHBA të fitojë dhe Holandës i dëshiroj sukses gjithmonë me përjashtim ditën e sotme", ka thënë Hovenier. 
Duke u ndalur te Kombëtarja amerikane ai ka theksuar se futbolli në SHBA gjithnjë e më shumë po zgjon më shumë interesim.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës. "Kam pasur rastin ta shohë Kosovën duke luajtur dhe vërtetë jam i kënaqur nga ajo që e kam parë", ka thënë ai.  


MË SHUME NGA Qatar 2022