13:53 / 03.12.2022
Sot fillon faza nokaut e Botërorit "Qatar 2022"
Uran Krasniqi/RTKLive
Sot fillon faza nokaut e Botërorit "Qatar 2022", ku ndeshjet janë me sistem eliminimi direkt dhe jo me grumbullim pikësh.
Në orar janë dy ndeshje, nga ora 16:00 SHBA-ja - Holanda dhe nga ora 20:00 Argjentina - Australia.
Që të dy ndeshjet do të transmetohen nga RTK.
Një e teta e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje.