Holanda mposht SHBA-në dhe bëhet çerekfinalisti i parë
Uran Krasniqi/RTKLive
Holanda është çerekfinalisti i parë i Botërorit "Qatar 2022". Kjo pasi "tulipanët" kanë mposhtur SHBA-në në ndeshjen e parë të 1/8 e finales.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1.
Portieri amerikan Matt Turner vetëm brenda dyzet e pesë minutash e ka nxjerrë dy herë topin nga rrjeta. Depay (10') dhe Blind (45') kanë shënuar për ekipin e drejtuar nga Louis van Gaal. Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë.
Amerikanët nuk janë dorëzuar dhe pas kthimit në fushë nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh kanë bërë çmos për të shënuar, por tek goli kanë arritur vetëm në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë përmes Wright.
Kur është menduar se amerikanët do ta barazojnë rezultatin dhe ndeshja mund të shkojë drejt vazhdimeve, në skenë ka dalur Dumfries i cili ka shuar ëndrrën amerikane dhe ka vulosur fitoren holandeze.
Sonte nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja tjetër mes Argjentinës dhe Australisë. Holanda e mbyllë pjesën e parë me dy gola epërsi
Dy herë brenda dyzet e pesë minutash e ka nxjerrë topin nga rrjeta Matt Turner të shtunën në Katar.
Holanda po avancon 2-0 kundër SHBA-së në ndeshjen e një të tetës së finales në Botërorin "Qatar 2022".
Depay (10') dhe Blind (45') kanë shënuar për "tulipanët".
Mbetet edhe një dyzet e pesë tjetër për t'u zhvilluar dhe për t'u sqaruar se kush është çerekfinalist.
Nis ndeshja SHBA-Holandë
Ka nisur ndeshja SHBA-Holandë, me të cilën edhe starton seria e një të tetës së finales në Botërorin "Qatar 2022".
Holanda vjen në këtë ndeshje pas një performance si e para e Grupit A, ku kishte arritur të fitojë dy ndeshje dhe të barazojë në një tjetër. SHBA-ja arriti të renditet e dyta në grup, ku kishte fituar një ndeshje dhe kishte barazuar në dy.
Një e teta e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje.
SHBA - Holandë, formacionet
SHBA-ja - Holanda ndeshen sot ndeshjen që e hapë serinë e një të tetës së finales në Botërorin "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.