Argjentina mposht Australinë dhe pritet të ndeshet me Holandën
Qatar 2022

Argjentina mposht Australinë dhe pritet të ndeshet me Holandën

Uran Krasniqi/RTKLive

Argjentina do të jetë ajo që do të ndeshet me Holandën gjatë të premtes që vjen. 

Latioamerikanët e fituan këtë rast, pasi kaluan pengesën e quajtur Australi në 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022". 
Argjentina ia ka dalë të fitojë me rezultat 2-1. 
Lionel Messi, futbollisti  i shpallur disa herë si më i miri i botës, ka realizuar për epërsinë e Argjeninës në minutën e tridhjetë e pestë. Kjo pas një depërtimi në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit dhe me një goditje me të majtën.
Me epërsi minimale të "gauçosëve" dy skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh. 
Pjesën e dytë Argjentina e ka nisur edhe me një gol tjetër. Ka qenë Alvarez ai i cili e ka gjetur golin për avantazhin e dyfishtë në minutën e pesëdhjetë e shtatë. 
Australianët e kanë ngushtuar epërsinë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me golin e Fernandez, por pa qenë në gjendje edhe të barazojnë e t'i japin takimit kahje të kohës shtesë. 
 

Argjentina në avantazh me golin e Messit

Lionel Messi e ka treguar veten në ndeshjen me Australinë.

Futbollisti  i shpallur disa herë si më i miri i botës ka realizuar për epërsinë e Argjentinës në minutën e tridhjetë e pestë. Kjo pas një depërtimi në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit dhe me një goditje me të majtën.  

Momentalisht rezultati është 1-0. 

 "Gauçosët" do të kthehen pas pushimit pesëmbëdhjetëminutësh me avantazh dhe në pozitë më komode se sa australianët për të kaluar në çerekfinale. 

Nis ndeshja Argjentinë - Australi

Ka nisur ndeshja Argjentinë - Australi, e vlefshme pë 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022".

Argjentina e kaloi grupin si e para, pas dy fitoreve dhe një humbje në grup, ndërsa Australia gjithashtu erdhi në kë fazë të garës pas dy fitoreve dhe një humbje. 
Ndeshja tjetër e cila u zhvillua sot mes Holandës dhe SHBA-së përfundoi me fitoren e "tulipanëve". 

Argjentinë - Australi, formacionet

Argjentina dhe Australia ndeshen sonte në ndeshjen e dytë të 1/8 të finales së Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.


MË SHUME NGA Qatar 2022