Trajneri i SHBA-së: Kemi përparuar por s`arritëm ta tregojmë
Qatar 2022

Trajneri i SHBA-së: Kemi përparuar por s`arritëm ta tregojmë

Trajneri i SHBA-së, Gregg Berhalter, ka thënë se vendi të cilin e përfaqëson ka përparuar në futboll, por në ndeshjen kundër Holandës nuk ia doli ta tregojë atë.

SHBA ka pësuar humbje sot nga Holanda me rezultat 3-1 në një ndeshje që përkiste te 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022". 

“Mendoj se kemi bërë progres, jam krenar për këtë grup. Kur njerëzit shohin ekipin tonë, ata shohin një identitet të qartë. Ata shohin djemtë që dalin dhe luftojnë për njëri-tjetrin. Ata shohin talentin në fushë. Ne kemi bërë përparim, por në këtë natë të veçantë nuk kemi qenë në gjendje për ta treguar atë”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Qatar 2022