Louis van Gaal: Holanda duhet të përmirësohet në zotërimin e topit
Qatar 2022

Louis van Gaal: Holanda duhet të përmirësohet në zotërimin e topit

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal ka thënë se Holanda duhet të përmirësohet ende.

Kjo ani se "tulipanët" kanë fituar nga SHBA me rezultat 3-1 në një ndeshje që përkiste te 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022". 

"Ne nuk jemi ende në lartësinë e duhur në zotërimin e topit. Kur kundërshtari ka topin, ne bëjmë gjithçka siç duhet. Por humbim shumë topa. Duhet të bëjmë shumë më mirë, përndryshe nuk do të bëhesh kampion bote. Dhe kjo është ajo që ne duam, apo jo?”, ka thënë ai. "Tani kemi një pushim më të gjatë dhe kjo është e rëndësishme. Unë do t'u jap lojtarëve një ditë pushim, ata nuk kanë pse të më shohin. Dhe kjo është mirë, sepse ata lodhen pak me mua".


MË SHUME NGA Qatar 2022