23:33 / 03.12.2022
Botërori "Qatar 2022" vazhdon të dielën me dy ndeshje
Uran Krasniqi/RTKLive
Botërori "Qatar 2022" pritet të vazhdojë edhe të dielën. Në orar janë dy ndeshje: nga ora 16:00 ndeshen Franca dhe Polonia, ndërsa nga ora 20:00 takohen Anglia dhe Senegali.
Faza nokaut ka filluar sot ku ndeshjet janë me sistem eliminimi direkt dhe jo me grumbullim pikësh.
Një e teta e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje.
Nga ndeshjet e sotme shkuan në çerekfinale Holanda dhe Argjentina, kurse u eliminuan SHBA-ja dhe Australia.