Sulmon nënën saj, dërgohet në mbajtje e mitura
Kronika

Sulmon nënën saj, dërgohet në mbajtje e mitura

M.Shefkiu/RTKlive

Një vajzë 16 vjeçare është arrestuar mbrëmë nga policia në Ferizaj, pasi kishte sulmuar nënën saj pas një mosmarrëveshje mes tyre. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S e moshës 16 vjeçare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, njofton policia nga ky rajon.

Të dyshuarën, policia e ka shoqëruar në stacionin e Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe të avokatit të saj, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti sipas njoftimit, do të shqyrtohet në procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa është cilësuar si “Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.


MË SHUME NGA Kronika