Franca mposht Poloninë dhe bëhet çerekfinalisti i tretë 
Qatar 2022

Franca mposht Poloninë dhe bëhet çerekfinalisti i tretë 

Uran Krasniqi/RTKLive

Franca e ka mposhtur pa vështirësi të madhe Poloninë, në ndeshjen e  e vlefshme për 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022". 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1. 
Francezët shënuan në të dy pjesët. 
Në minutën e dyzet e katërt Giroud është gjetur në vendin e duhur brenda zonës për ta çuar topin drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin Francës.
Pastaj ka ardhur pushimi pesëmbëdhjetë minutësh.  
Në fillim të pjesës së dytë Giroud ka realizuar edhe një herë, madje në atë mënyrë, që me gjuhën e futbollit i thuhet roveshatë, por paraprakisht loja ishte ndalur pasi Szczesny kishte mbetur i lënduar në fushë. 
Më pas ka qenë radha e Mbappe. 
Në minutën e shtatëdhjetë e katërt futbollisti i PSG-së është gjetur në një pozitë të mirë përballë portierit të Juventusit, të cilin e ka mposhtur me një goditje të fortë. 
Por Mbappe nuk është ndalur me aq. Ai ka dalë në skenë edhe një herë në minutën e nëntëdhjetë e një, duke shënuar prapë dhe duke vulosur fitoren franceze. 
Kur është menduar se ndeshja do të përfundonte vetëm me tri gola, është akorduar një penallti për Poloninë, ku Lewandowski pas dy tentimesh ka shënuar dhe ka ngushtuar rezultatin.   
Franca në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes Angli - Senegal. 

Franca në epërsi ndaj Polonisë me golin e Giroud

Franca po avancon kundër Polonisë në pjesëlojën e parë të ndeshjes me Poloninë, e cila po zhvillohet në kuadër të 1/8 të finales së Botërorit "Qatar 2022".

Momentalisht rezultati është 1-0. 
Deri te avantazhi francezët erdhën në minutën e dyzet e katërt kur Giroud është gjetur në vendin e duhur brenda zonës për ta çuar topin drejt rrjetës. 
Skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh dhe kthimi në fushë për dyzet e pesë minutëshin tjetër do të sqarojë gjithçka lidhur me atë se kush prekë çerekfinalen. 

Nis ndeshja Francë  - Poloni

Ka filluar ndeshja Francë - Poloni, e vlefshme për 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022".

Franca vjen deri tek kjo ndeshje pasi kaloi grupin, duke mposhtur Australinë dhe Danimarkën dhe duke pësuar humbje nga Tunizia. 
Polonia ka ardhur deri te kjo fazë e kampionatit, pasi në grup ka fituar kundër Arabisë Saudite, ka barazuar me Meksikën dhe është mposhtur nga Argjentina. 
Sonte gjithashtu zhvillohet ndeshja tjetër mes Anglisë dhe Senegalit. 

Franca - Polonia, formacionet

Franca dhe Polonia ndeshen në fazën e 1/8 të finales në Botërorin "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.


MË SHUME NGA Qatar 2022