Messi flet pasi regjistroi 1000 ndeshje të luajtura
Uran Krasniqi/RTKLive
Lionel Messi ka hapur serinë e golave për Argjentinën në fitoren kundër Australisë në ndeshjen e 1/8 të finales së Botërorit "Qatar 2022", një ndeshje që Argjentina e fitoi duke u kualifikuar në çerekfinale dhe duke pritur që të ndeshet me Holandën të premten që vjen.
Ndeshja e mbrëmshme e Messit ka mundësuar prekjen e numrit 1000 në kuptim të ndeshjeve të luajtura dhe argjentinasi ka folur për këtë arritje. Gjithashtu ai ka realizuar golin e tij të nëntë në Kupën e Botës.
“Jam shumë i lumtur që kam bërë një hap tjetër përpara dhe kam arritur një objektiv tjetër”, ka thënë ai.
Futbollisti i PSG-së është ndalur edhe tek ndeshja me Australinë.
“Australia ishte shumë e fortë dhe ishte një ndeshje e vështirë, e dinim se do të ishte kështu", ka thënë ai.