Anglia mposht Senegalin dhe kalon në çerekfinale, e pret Franca
Uran Krasniqi/RTKLive
Anglia e ka kaluar pa telashe pengesën e quajtur Senegal, duke i shkuar Francës në çerekfinale.
Kampioni i botës i vitit tashmë të largët 1966 ka fituar sonte kundër Senegalit në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022".
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Pjesa e parë është mbyllur me dy gola epërsi të anglezëve.
Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë Henderson e ka shënuar golin e avantazhit pas një asistimi nga Bellingham.
Kur është dukur se pjesëloja e parë nuk do të kishte më shumë se një gol, në skenë ka dalur Kane i cili ka realizuar për rezultatin 2-0.
Edhe pjesa e dytë është karakterizuar nga dominimi anglez.
Epërsinë e skuadres së Gareth Southgate në 3-0 e ka ngritur Saka në minutën e pesëdhjetë e shtatë pas një asisti nga Foden.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur ndeshja.
Anglia edhe në fazën e grupeve kishte pasur performancë të mirë: dy ndeshje të fituara, ndaj Iranit dhe Uellsit, dhe një barazim me SHBA-në.
Anglia e mbyllë pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Senegalit
Anglia po avancon kundër Senegalit në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022".
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0 për anglezët.
Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë Henderson e ka shënuar golin e avantazhit pas një asistimi nga Bellingham.
Kur është dukur se pjesëloja e parë nuk do të kishte më shumë se një gol, në skenë ka dalur Kane i cili ka realizuar për rezultatin 2-0.
Pas pesëmbëdhjetë minuta pushim skuadrat do të jenë edhe për dyzet e pesë minuta të tjerë duke u përballur mes vete për një vend në çerekfinale.
Nis ndeshja Angli - Senegal
Ka nisur ndeshja mes Anglisë dhe Senegalit, e vlefshme për 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022".
Deri te kjo ndeshje Anglia erdhi pas një performance në grup me dy ndeshje të fituara, ndaj Iranit dhe Uellsit, dhe me një barazim me SHBA-në.
Ndërsa Senegali vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve në grup, ndaj katarit dhe Ekuadorit, si dhe një humbje, nga Holanda.
Angli - Senegal, formacionet
Anglia dhe Senegali ndeshen sonte në 1/8 e finales së Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























